>
LETERSISHQIP

Na Ishe! (Shqipërisë)

Na ishe ëndërr, si "malli me te pa"!
Shpërthenim në vaji, një fjalë me ndie!
Nga "valë e radios, kur vinte ai za"!
Ish zëri memës, zë Shqipërie!

Cuna e goca, na rrihte zemra!
Kur babë, a gjyshi flisnin për ty.
Ato i nxirrnin, ma të bukurat emra.
Gjithmonë tujë fole, vetëm për ty!

Një ditë n' lartësi ikte një zogë!
Unë po e shihja, me shumë lakmi.
Jo pse fluturonte, se doja dot!
Por se mund te vinte, "atje tek ty"!

Tash, edhe tash, mbas kaq shumë vitesh!
Te shoh me at shpirtin, qe shumë "dënesë"!
Prisnim si zogu, agun e dritës.
Me ardhë tek ty, një ditë me shpresë!

Lumë qe u hap ai "kafaz shkreti"!
"Na ikën breza, ketë ditë, tujë pritë"!
Unë qe e prita, këtë ditë, "mezi"!
Ma "ruani qejfin, te vijë ndaji ditë!

Ma "ruaj Shqipërinë e ma lavdëro".
Ashtu si këndoi, "Fishta e Naimi.
Atë vet "ZOTI" seç ma bekoi!
"Pale te vdes" kur t' vijë- BASHKIMI!