TEKSTESHQIP

Sali Mani
Jemi Nje Gjak
Lyrics

Kur ju vun temelet murit,
Qau shqiponja n’pal t’flamurit,
Male zemra me dysh u ndan,
Vllau s’guxoj me u pa me vllan,

S’guxoj nana me pa bin,
E ndryshoj bija gjinin,
Veç ni komb nda ne pes shtete,
Prit stuhi e baj termete.
( Refreni)
Neper shekuj asht ba prov,
Pa Shqipn nuk ka Kosov,
Pa Kosov nuk ka Shqipni,
Jem ni gjak oooo,
Jem ni gjak e ni vllazni o heeeej.

Plag e vujtje nan shqipnia,
Deri n’skaj e mloj vorfnia,
N’burgje n’kampe t’internimit,
Knohej kanga e mjerimit

Jasht gjithkush per te mendonte,
Se po rritej lulezonte,
Por u fik me kang e valle,
Duar that ne rrug te madhe.
( Refreni)
Neper shekuj asht ba prov,
Pa Shqipn nuk ka Kosov,
Pa Kosov nuk ka Shqipni,
Jem ni gjak oooo,
Jem ni gjak e ni vllazni o heeeej.

E Kosova per ket shekull,
Me kapuç te bardh mbi vetull,
Bjeshk per bjeshk i prehen trimat,
Gjaku i saj i skuqi Drinat,

Ja preu krahet padrejtsia,
Re mbi krye i ri Serbija,
Si flamurin si lirin,
Mbajti n’zemer shqiptarin
( Refreni)
Neper shekuj asht ba prov,
Pa Shqipn nuk ka Kosov,
Pa Kosov nuk ka Shqipni,
Jem ni gjak oooo,
Jem ni gjak e ni vllazni o heeeej.