TEKSTESHQIP

Sali Mani
Duel Nga Burgu Adem Demaqi
Lyrics

Erdhi fjala e gezova
Kur u ngrit ne kamë Kosova
Dul’ prej burgut sot Ademi
Si prej shpelle Bacë Azemi
Shkoj gezimi nëpër shpija
Nëpër vllazën, nëpër bija
I shkoi fjala nanës moçme
Se e kish prit ditën e sotme
Se e ama, si Ajkunë
Nëpër flakë e kish përkund
E ushqeu me kangë kreshnike
Për Kosovën heroike.

Nata e errët n’fund t’qelisë
T’mori lulen e rinisë
T’kish marrë malli për yj’ t’ qiellit
Me u flladitë me rreze t’diellit
Motra jote djegë prej mallit
Me t’i pa dy sytë e ballit
Shumë të priti, shumë t’kërkoj
Zemra gjak për ty i pikoi
Burg mbas burgut, tuj u ëndun
Për Ty Lis i Bjeshkes’ Nëmun.

Kur trokite Ti te dera
Për Kosovën doli vera
Pleqt’ e moçëm prekën tokën
Prej çative rrodhën lotët
Kur shkrimtari flakë Kosove
Hape kraht’ e përqafove
Nji armatë nimënd sa bota
Sytë e tu i dogji lota
Fluturova e t’u afrova
Nji kangë zemre ty ta kndova.

Faj për ty askush s’po din
Pse ky burrë n’at’ burg po rrinë
Asnji faj s’trandoj mi krye
Por drejtsinë e kanë lidhë nyje
Faj’ i vetem i Ademit
Se asht gur ai prej Badëmit
As Kosova more vlla
Asnji faj tjetër nuk ka
Ç’faj ka toka që jeton?
Ç’faj ka dielli që ndriçon?

Ç’faj kanë nanat edhe motrat?
Që me gzim na i mbushin votrat!
Ç’faj kanë Malet Legjendare?
Se kanë lindë e janë krenare!
Ç’faj kanë burrat ndër konaqe?
Pse pajtohen falin gjaqe!
Burri burrit, trimi trimit
Ja shtrin dorën e pajtimit
Ç’faj ka Toka që jeton?
Ç’faj ka dielli që ndriçon?

Drita e syve t’iku ty
Për me hapë miliona sy
Kurr në zemër s’u ligshtove
Kot nuk t’thonë Shqipe Kosove
Prapë Adem i qetë nuk je
Prapë akrepat mbrapa i ke
E gjarpnijtë me helm e dhamë
Aty k’tu janë nëpër kamë
O Kreshnik me mall t’këndova
O Adem Demaç Kosova… o hej!

DËRGOI: