TEKSTESHQIP

Sali Mani
Në Muzeun Historik
Lyrics

Në Muzeun Historik,
Nji herë shkova me nji mik,
Me bylbylin kangatar,
Dervish Shaqën, kosovar.
Ja.., koburja e Buletinit,
Veshë me serm e grykë florinit,
Paska ardhë këtu n' Tiranë,
Pranë herojve të tokës nanë.
Krejt në zemrën e atdheut,
Afër shpates së Skenderbeut,
Me t' lavdishmit, bij e bija,
Lumë i thellë rrjedh historia.

N' Mitrovicën e Kosovës,
Ka dalë fjala e Knjaz Nikollës,
Isa Begun me ma gjetë,
Me ardhë mik, nji natë te vetë.
E ka pritë, e ka gostitë,
E ka mbajtë nji natë e i' dite,
I pabesi, s'njeh tradita,
Ia ka mbushë rrugat me prita.
Me bukëpremin pushka nisë,
Çan rrethimin baca Isë,
Tuj ia qitë timin Cetinës,
S'lidhen agajt e Judbinës.

E kanë rrah me t' egër telin,
N'Podgoricë, japin haberrin,
N' kamë me u çua sa ma parë,
Me kap prijsin kosovar.
Në ballë të Urës së Ribnicës,
Ka dalë trimi i Mitrovicës,
Me dy djemtë e vet sokola,
Vetë i tetti nga Kosova.
Kësi asganash, shtat namli,
Hije i kanë Baces perbri,
Me qeleshe bardhë si bora,
Mbi allti, gati u rrin dora.

Veshoviqi e ka ndalë,
Ndal Isa, se i kam dy fjalë,
Armët e brezit me i dorzue,
Veshoviq, more ç'je ka thue!
A e di me kë po flet,
S'mi ka marre as krajl as mret,
Për trimni mos t'kofsha falë,
Armët për mua janë babë e djalë.
Nantë sokola ranë si plluma,
Xhamadanin thurë me pluma,
Tanë Kosova, bajnë kushtrimin,
Gjallë e kam Isë Buletinin.

DËRGOI: