>
BIOSHQIP

Sefe Duraj, Këtë Herë Thotë “Mos Më Harro”

25-03-2012
Është një nga këngëtarët e parë i cili solli muzikën pak më ndryshe në tregun muzikor shqiptar dhe i pari në atë kohë që çdo produksion donte ta kishte në shtëpinë e tij. Është fjala për këngëtarin Sefë Duraj, i cili vazhdon të jetë me punën e tij të qetë, një këngëtar shumë i kërkuar.

Për gazetën tonë këngëtari tregon se së shpejti do të sjellë një këngë të bukur, që mban titullin "Mos më harro". Kënga është realizuar me tekst dhe muzikë nga Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimi nga Ardian Kastrati. Ndërsa për video po kujdeset produksioni "Video Art" nga Gjilani.

Por, Sefë Duraj nuk ka të ndalur dhe mësojmë se po mendon edhe për verën, e cila është si gjithmonë stina e angazhimeve të shumta të tij. Ai do të realizojë për stinën e nxehtë një këngë interesante dhe shumë ritmike.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Sefe Duraj, Këtë Herë Thotë “Mos Më Harro”