>
BIOSHQIP

Selami Kolonja: “Ja Pse Këngëtarët Refuzojnë Festivalin E Rtsh-Së”

12-12-2013
Këngëtari Selami Kolonja është zhgënjyer shumë nga juria e festivalit të 51 të RTSH -së e cila juri paraqitjen e tij në këtë festival e vlerësoi me zero pikë. Mllefin e tij ndaj jurisë ai e ka parqitur edhe në rrjetin social facebook duke shkruajtur:

“Artistët e vlerësojnë lart këtë skenë të magjishme, shkruajnë, muzikojnë, këndojnë! Dhe gjithçka rrjedh bukur! Deri sa shfaqet "juria"... Aty prishet gjithçka! Si një dasëm e bukur kur në fund 3-4 pijanecë e prishin!

Kjo lë pasoja tek Artistët (jo për radhitje çmimesh) por për përbuzja që ju bëhet me vlerësimin 0 pikë. Ky rezultat na ka sjellë që këngëtarët më të mirë të skenës shqipëtare refuzojnë të marrin pjesë në atë festival! Kësaj i thonë VETEVRASJE KULTURORE! Edhe pse nuk është vlerësuar nga juria e këtij festivali, Selamiu ka vullnet për të vazhduar më tutje me realizimin e këngëve të reja me përkrahjen e madhe që e ka nga publiku i gjërë
(K.B/Zëri)

Selami Kolonja: “Ja Pse Këngëtarët Refuzojnë Festivalin E Rtsh-Së”