>
BIOSHQIP

Selami Kolonja: “Kërkoni Falje Për Zdravko Çoliçin”

18-04-2014
Vazhdon reagimi i këngëtarëve shqiptar në të katër anët pas perforimit të këngëtarit serb,. Zdravko Çoliç në TV Klan, në festivalin e këngës “Kënga ime”. I fundit që ka reaguar është këngatari nga Maqedonia, Selami Kolonja. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i indinjuar me ketë që ka ndodhur.



Lexojeni postimin e plotë të Selami Kolonjës
Të dashur vëllezërit e mi shqiptar nga do që ndodheni dua të sqaroj qëndrimin tem lidhur me situatën kaotike ,të rrezikshme përçarëse dhe të frikshme që është krijuar nga vëllezër të një gjaku të një gjuhe e një flamuri!
Në TV Klan, javën e kaluar ishte i ftuar ose i deleguar për të na përçarë këngëtari serb Zdravko Çoliq !
U ndjeva dhe vazhdoj të ndjehem i tronditur nga kjo situatë e palakueshme dhe pyes veten vazhdueshëm: si është e mundur që në kryeqendrën tonë Shqipëtare në Tiranë të dekorohen ,të madhështohen e të mitizohen këngëtarët që i takojnë një shoqërie, një politike çnjerëzore ku për anomali këngëtarët e ftuar kurrë s’janë distancuar nga bëmat që bëri ushtria e tyre gjakatare e përbindëshave serb mbi popullin tonë në Kosovë !



Kjo ndodhi për të dytën herë në Tiranë !
Të parën herë kur Kryeministri aktual Rama atë kohë kryebashkiak i Tiranës ja dhurojë me ceremoni Bregoviqit çelësin e Tiranës dhe së dyti me të ftuarin tjetër një javë më parë në festivalin mbarëkombëtar "Kënga ime" po në Tiranë!
Që të mos ndodhë e të na reprizohen më skena të tilla unë protestoj deri tek organizatorët e spektaklit e më gjerë që të reflektojnë e pse jo falje të kërkojnë para opinionit të gjerë shqiptar për ndoshta këtë gabim pa dashje që mund të kenë bërë (ose që dikush që ndërmjetësonte këngëtarin serb Çoliq mund ti ketë dezinformuar organizatorët që i njëjti është boshnjak e jo serb që vetëm e vetëm të arrihet qëllimi pra përçarja shqiptaro-shqiptare që ne këtë gjë kurrë më s'duhet lejuar).



Që të ftohen gjakrat e ne mandej njëri tjetrin ta shohim në sy ,ta duam e ta respektojmë sepse nuk na duhen më paragjykimet dhe përçarjet por na duhet bashkim ! Duhet vënë gishtin kokës të gjithë ne se ç’fushatë po jemi duke bërë ! A në radhë të parë organizatorët duhet sqaruar dhe deklaruar para opinionit publik !
Nëse organizatorët nuk reflektojnë edhe unë do të tërhiqem nga spektakli "Kënga ime " sepse fjala e Zotit dhe e Popullit është e barabartë ,ndërsa unë jam bir i këtij populli!


Selami Kolonja: “Kërkoni Falje Për Zdravko Çoliçin”