>
BIOSHQIP

Seven Saraqi, Show Në Brooklyn

18-01-2013
Një tjetër sfidë do të vijë shumë shpejt për të provuar talentin shqiptar, Seven Saraçi, i cili jeton dhe vepron me muzikën e tij në Amerikë.

Ne mësojmë se ai do të ketë së shpejti një shou, ku do të jetë i ftuar së bashku me artistë të njohur amerikanë.

Menaxheri i këngëtarit shqiptar, i njohur me emrin K LaMonte Giftedsoul, ka shumë shpresë dhe beson te talenti i kosovarit dhe po e menaxhon shumë mirë.

Ai ka menaxhuar edhe artistë më me zë të Amerikës. Seveni është duke përgatitur disa këngë për t’i lansuar së shpejti në tregun amerikan, me firmën e producentit të tij - ‘Bang Out’.
(Maksim Gjokaj)

Seven Saraqi, Show Në Brooklyn