>
BIOSHQIP

Seven Saraqi Bëhet Model Para Fadil Berishës

28-06-2013
Këngëtari simpatik dhe i talentuar Seven Saraqi sapo ka realizuar një set fotografik nga i madhi Fadil Berisha. Këtë e ka treguar ai në rrjetin social se disa foto intresante janë duke ardhur nga ky fotograf shqiptar me famë botërore. Këngëtari si duket do të kthehet për pak kohë në një model, që në fakt nuk është hera e parë që ai shquhet apo flitet për një pajme të mirë dhe shumë i adhuruar nga gjinia femërore për sipmatinë e tij. Ndryshe Seven tashme është duke bashkëpunuar me producentë të huaj në Amerikë, e ndërsa sapo ka xhiruar videon më të re “Where dit you go” ku në kitarë luan Faton Macula.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Seven Saraqi Bëhet Model Para Fadil Berishës