>
BIOSHQIP

Seven Saraqi: Për Këngët Inspirohem Nga Vajzat

03-09-2013
Seveni është djaloshi i dy prindërve shumë të njohur në skenën e muzikës në Kosovë, Sunaj Saraqi dhe Vera Orucaj. Seveni është shumë i talentuar në muzikë, ai për Zëri-n tregon se prindërit e tij i ndihmojnë me ide dhe ja kanë trashëguar atij edhe talentin.

Seveni, ka pasur disa hite si “She Got Me” dhe “Secret love” dhe ai tani ka nxjerr këngë të re e cila quhet “Work”. Ai po planifikon të nxjerr edhe albumin vitin tjetër. Seveni ka fituar konkurs për piano me përmasa globale ku edhe prindërit e tij kanë vendos që t’i ndihmojnë atij të zgjerohet në botën e muzikës.



Për të kuptuar a i pëlqen më shumë vendlindja apo Shtetet e Bashkuara, a është i dashuruar, ku inspirohet ai për këngët e tij, atëherë ndiqeni intervistën që Seveni e ka dhënë për Zëri-n.

A ju ngacmojnë vajzat?
-Jo vetëm femrat.

A jeni i dashuruar?
Çdo dy javë.

Çfarë hobi keni?
-Kam luajtur basketboll për ekip kur kam qenë në shkollë të mesme. Tani gjithmonë luaj basketboll me shokët për qejf, ky është hobi imë.

Ku inspiroheni, lidhje me çfarë ka të bëj muzika juaj?
Unë inspirohem nga “Ryan Leslie” ai është inspirimi im dhe duke u inspiruar nga ai edhe kam filluar të prodhoj edhe unë muzikë. Ai punon me “Beats” dhe ai e bënë muzikën e tij vet nga melodia deri tek teksti. Gjithashtu, jam inspiruar nga “Timberland” si producent këto janë arsyet kryesore pse unë kam filluar me prodhim të melodive. Gjithashtu gjëja kryesore që më inspirojnë për këngët e mija janë gjinia e bukur, pra vajzat. Po, i dua shumë vajzat.

Kur e keni kuptuar që keni talent në muzikë?
Së pari kam filluar me piano, kam fituar çmim global si më i miri aty kur kam qenë në moshën 15 vjeçare. Nga ty prindërit e mi e kanë kuptuar që unë kam talent të bëj muzikë dhe mund të bëj më shumë nga kjo dhe kam filluar të prodhoj melodi dhe të këndoj. Prindërit më kanë dërguar në shkollë të muzikës në moshën 8 vjeçare.

Keni përfunduar kolegjin, na tregoni më shumë çfarë keni studiuar?
Kam përfunduar kolegjin në institutin SAE ndër kolegjet më të mira në botë për producentë, kam marrë diplomën në maj.

Keni nxjerr këngë të re, ku është bërë videokilipi?
Po, sapo kam përfunduar këngën “Work”, e cila është xhiruar në Nju Jork. Si tekstin e këngës, ashtu edhe instrumentalin dhe beatin e kam bërë vetë. Kemi xhiruar skenat në Menheten të Nju Jorkut. Kemi punuar gjithashtu në studio të Fadil Berishës në disa skena.

Ku keni lindur?
Kam lindur në Mitrovicë dhe kam jetuar atje deri në moshën pesë vjeçare. Prindërit e mi shkuan në Shtetet e Bashkuara sepse kishin një turne atje. Në ndërkohë që prindërit e mi ishin duke mbajt turne filloj edhe lufta, që atëherë ne kemi filluar të jetojmë atje. Filluam një jetë komplet të re atje.

A më mirë këtu a atje, me siguri lexuesve ju intereson mendimi yt?

Unë e dua shumë Nju Jorkun, sepse jam rritë atje dhe të gjithë e dimë që jeta është më e mirë atje, por Kosova për mua gjithmonë do të mbetet shtëpia ime, sepse është vendi nga unë vi dhe është pjesë e asaj që unë jam por tashmë jeta ime është ndërtuar atje.

Ku e mendoni veten pas 10 vitesh?
Pas dhjet vjetësh do të dëshiroja të jem një producent me vlera dhe të jem i suksesshëm në këtë sferë. Do të kisha dëshirë gjithashtu të depërtoj edhe në tregun ndërkombëtarë, por kjo është në plan të dytë pasi që nuk jam duke e ndjekur famën.



A e ndjeni veten amerikan a shqiptar?
Të gjithë miqtë e mi janë shqiptarë dhe reagimet e mija gjithashtu janë shqiptare kështu që do të thosha se jam më shumë shqiptar.

Me kënd keni bashkëpunuar deri më tani? Cilat janë këngët tuaja?
Kam bashkëpunuar me Kaos-at në këngën “She Got Me”, gjithashtu kam edhe këngën “Secret Love” këngë të cilën e kam bërë vetë. Tani kam nxjerr këngën time të re “Work” të cilën e kam shkruar tekstin vet edhe melodinë e kam bërë vet ndërsa e është prodhuar nga një produksion shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara.

Kur do të vini me album?
Albumin po provoj ta nxjerr në dimër të vitit 2014. Deri më tani nuk kam pas kohë të nxjerr album pasi kam qenë i zënë me projektet në shkollë, tani që e kam mbaruar do t’a përkushtoj kohën albumit.
(Zëri)

Seven Saraqi: Për Këngët Inspirohem Nga Vajzat