>
BIOSHQIP

Publikohet Super Balada Nga Seven Saraqi Dhe Faton Macula

14-12-2013
U publikua super balada e përgatitur mjeshtërisht nga Seven Saraqi dhe Faton Macula. Balada titullohet “Where did you go” dhe është inçizuar në studion e famshme “Fenix” në New York.

Kënga është në gjuhën angleze dhe flet për një djalë që braktiset nga e dashura e tij, të cilën e dashuronte pa masë. Kënga hapet me një intro fantastike, e realizuar mjeshtërisht në kitarë nga Faton Macula. Ndërsa Seven tregon të gjitha vlerat e tij vokale në një këngë që përmbledh 3 zhanre muzikore. E kishim dëgjuar dhe pëlqyer sesi Seven përshatej në rrymat Pop dhe R&B. Por ai gjen shumë mirë veten edhe në strofën Hip-Hop, ku me shumë efekt, shfryhet gjithë mllefi i një djali të braktisur.

Ne fakt, kënga e re trajton një ngjarje të vërtetë të jetës së tij private. Ai përmes kësaj kënge rrëfen për një tradhti në dashuri, të cilën e ka përjetuar mjaftë rëndë.

“Kënga që sapo kam realizuar tani mban titullin ‘Where Did You Go’ që do të thotë ‘Ku shkove’. Është një tregim i vërtetë i cili ka ndodhur para dy viteve dhe ka të bëjë me një tradhti të cilën e kam përjetuar vetë dhe jam zhgënjyer shumë. Mbase kjo ka bërë që edhe në jetën e përditshme të zhgënjehem me shumë njerëz të cilët janë të papërgjegjshëm”, ka thënë ai për “Zëri”.

Nga dhimbja dhe ndjenjat që i ka sjellë ajo tradhti, Sevenit i ka lindur ideja që të realizoj këtë këngë. “Përgjatë dy viteve kam vuajtur shumë dhe vendosa ta realizoj një këngë pikërisht për këtë çështje. Ndihmën për këtë këngë e gjeta te kitaristi i njohur Faton Macula i cili bëri kompozimin e këngës, ndërsa tekstin e kam realizuar vetë”, thotë ai.

Këngëtari ka vendosur që kjo këngë tani për tani të mos ketë klip derisa dëgjuesit dhe fansat të japin mendimin e tyre se a do të duhej që kjo këngë të ketë edhe klipin apo jo. Seveni bënë të ditur se në të ardhmen do të ketë shumë surpriza tjera. Kjo është një këngë që ka potencial të kapi dhe majat e renditjeve botërore dhe i urojmë shumë sukses dyshes shqiptare me këtë mega-hit.
(Teksteshqip.Com)

Publikohet Super Balada Nga Seven Saraqi Dhe Faton Macula