>
BIOSHQIP

Seven Saraqi Sulmohet Për Arsye Të Panjohura

04-03-2014
Këngëtari Seven Saraqi është shëndoshë e mirë, pas incidentit të ndodhur së fundmi në një klub nate në kryeqytet.

Media të ndryshme kanë raportuar se këngëtari i ri është rrahur nga një person në një klub për shkak të një femre. Por, burimet e Telegrafit thonë se ai është rrahur nga pesë persona në dalje të ashensorit të klubit në fjalë.

Seveni është në gjendje të mirë dhe nuk ka asgjë, ndërsa incidenti, sipas burimeve të tona, nuk ka ndodhur për shkak se këngëtari ngacmoi një prej femrave në klub, por për arsye krejtësisht të tjera.

Telegrafi ka kontaktuar Sevenin dhe këngëtari i talentuar ka treguar se në ditët në vijim do të dalë me një deklaratë publike për media.
(Telegrafi)

Seven Saraqi Sulmohet Për Arsye Të Panjohura