>
BIOSHQIP

E Vërteta E Rrahjes Së Seven Saraqit

08-03-2014
Duket se spekulimet dhe raportimet e disa mediave shqiptare kanë kaluar kufirin, aq sa kanë dëmtuar imazhin e këngëtarit, Seven Saraqi, rreth një incidenti ku u besua se ka ngacmuar një femër të martuar, e që aspak nuk ka qenë e vërtetë.

Telegrafi ka kontaktuar këngëtarin e ri shqiptar, i cili u besua të jetë pjesë e një incidenti në dalje të një prej lokaleve të kryeqytetit para pak ditësh.

Incidenti sipas disa mediave ka ndodhur për shkak se këngëtari ka ngacmuar një prej femrave në ashensor.

Sidoqoftë, Telegrafi ka kontaktuar palën tjetër të përfshirë në ekces, që ka mohuar incidentin të ketë ndodhur për arsyet e përfolura.

“Ishte një keqkuptim, asgjë nuk ka të vërtetë këtu”, ka theksuar pala tjetër e përfshirë në këtë incident.

Edhe Seveni është kontaktuar nga Telegrafi. Ai ka hedhur poshtë incidentin, duke thënë se nuk e ka ngacmuar askënd, por se thjesht ishte një ekces që ndodhi pas një keqkuptimi.

“Kam qenë me një prej miqve të mi, dhe ne kemi biseduar për një gjë krejt tjetër. Personi tjetër e ka keqkuptuar dhe disa media edhe kanë spekuluar dhe kanë gënjyer për mua. E përsëris nuk ka asgjë të vërtetë këtu, unë nuk bëj gjeste të tilla, preferoj të punoj në studio”, theksoi Seveni për Telegrafin.

I pyetur për projektet e reja dhe për një duet të mundshëm të spekuluar me Dafina Zeqirin, Seveni ka treguar se ai ka shumë plane.

“Ja edhe aktualisht teksa po bisedoj jam rrugës për në studio, ku duhet që të punoj. Kam shumë punë para vetes, nuk dua që të ndalem. Projekte janë shumë të gatshme. Sa i përket duetit me Dafina Zeqirin, mund të them se është në plan, por sa do të realizohet mbetet të shihet”, përfundoi Seveni.
(Telegrafi)