>
LETERSISHQIP

Te Prita Gjate

Sonte jam këtu me ty, e nesër nuk e di,
Kështu qenka dashuria ime, kalvar,
Vij përsëri dhe pres, i ulur përmbi barë
Ti nuk vjen, e unë largohem me shpirt’ të vrarë.

Me le në vetmi gjithë natën duke pritur,
Sa dhe hëna në qiell ngeli e çuditur....
Shpirtin ma vrave këtë natë tek prisja,
...Do kisha preferuar më mirë të vdisja,

Të prita të vije përsëri tek unë ketë natë,
Dhe nata mu duk si një dimër i gjatë,
Dhe në të gdhirë mbi supe një zoge se më ulet,
Vështron i dëshpëruar tek po vyshken lulet.

Me iku një natë duke ndëjtur në vetmi,
Por në imagjinatën time, unë isha me ty
Më rrije pranë, të flisja në emër
Edhe pse nuk erdhe, ti ishe në zemër..