>
LETERSISHQIP

E Lam Vitin E Vjeter

E lam vitin e vjeter qe shpirtin na e gerryu,
Dhe syte me te shpejte i hodhem nga i riu,
Vitet po rrokullisen vec shpresat na mbeten,
Ne vorbullen e tyre shpesh e gjetem veten.

Me te shpejte iku viti,por te tjere na presin,
Kalojne midis neshe,dhe ne fund vdesin,
Ishte ndarje e dhimbshme,nuk e kishim ditur,
Na shkoi e gjithe jeta vitet duke pritur!

Presim e percjellim vite pa kusur,
E ata nje nga nje rrjeshtohen ne mur,
Vitet qe iken, plaken veten time
Ne mendje me mbeten vec data e kujtime...