>
LETERSISHQIP

Ne Udhen E Larget.....

Ne udhen e larget,udhetoj i menduar,
Nder kreshta e male,dielli ka perenduar,
Iku nje dite me drite,dhe pas la verbimin,
Me tha naten e mire,e tani prit zgjimin!

Prit zgjimin me tha,se netet jane te renda,
Ku shpirti gulcon,dhe shperthen nga brenda,
Jan netet e gjata qe vijne e ikin zvare ,
Dhe ti prit zgjimin,dhe ai do te vije si zjarr.

Drita do te cele perseri,si lulja e blirit
Me plot shkelqim,dhe me kengen e bilbilit,
Ne terr do struken ,kukuvajka e sorra!
Mbi maja malesh do zbardheroj debora.