>
LETERSISHQIP

Spacit...

Ketu ne kete kamp te braktisur,
Lulet nuk celin, barri nuk gjelberon,
Pemet nuk lulezojne si nga hera,
Pa lule vjen e shkon pranvera.

Netet akoma zhurmojne nga prangat,
Klithmat degjohen ende ne qiell,
Qyteza ku renkonin te vraret pa faj,
Eshte zhytur ne terr, ne te nuk ka diell!

Malet heshtin, ne barqet e tyre, s'ka me ulerima,
Andej ketej kafka te thyera, qe enden pa varr,
Kane frike te flasin, te tregojne mynxyren,
Dhe pse kane pare shume, jane deshmitar!

Spaci tashme nje kujtim i hidhur per kedo,
Ne zemer te tije me dhjetra enderruan dhenderine,
Perrethe bishat e pergjakur, ulerinin te terbuar,
Ne pranga ne mes dhimbjes, u a moren rinine.