Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Fshatari Dhe Gjarpëri

Një fshatar tek ecte me gjithë grua,
Gjeti një gjarpër te ngrirë në përrua,
Ishte burr zamani ,si qe moti.
Grua tha ta shpetojmë,do na e di zoti.

Jo i tha gruaja duke ulëritur,
Gjarpëri është i pa besë nuk e paske ditur?
E di moj grua,por aspak nuk te besoj,
Se nuk jan gjarpërinjtë të gjithë njëllojë.

Dhe vrap e mori gjarpërin që ishte kular,
E hodhi tek gomari sipër mbi samar,
Dhe iku shpejt,gomarin ç'ponte me një brirë,
Shpejtonte ta shpinte pranë vatrës gjarprin e ngrirë.

E mori gjarprëin,dhe u futë në shtëpi,
Vatra ishte fikur, kishte ngelur vetëm hi,
Nxitoi për cakmakun doren futi në xhep,
Por gjarpëri fluturimthi u futë thellë në djep.

U turr i shkreti,dhe me frikë priti,
Por u drodh i tërri kur fëmija në djep, ulëriti,
Tek po ikte gjarpëri me mashën ja futi,
Masha i ra përsipër, bishtin ja keputi.

Dha e mori tek brima ai i mjerë,
Por gjarpëri nxirte gjuhën,e villte zehër,
U mendua gjatë,dhe tha ti bëjë një lojë.
Dhe me fjalë të bukura,zuri ta mashtrojë.

Të kamë falur i tha gati duke i u lutur,
Jo i tha gjarpëri se ma ke me të futur,
Do rri këtu tek kjo brimë,këtu nën gur,
Se ti djalin e unë bishtin,nuk e harrojmë kurrë!

Dhe mos mashtro ,se je burr me mustaqe,
Tani e mbrapa mes nesh nuk ka paqe,
E di tha fshatari, se me vrave tim bir,
Ma ktheve më të keq dhe pse të bëra mirë!

Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  5 / Votuan:  37



teksteshqip.com © 2007 - 2017