>
LETERSISHQIP

Eja, Ela, Eja Me Mua!

Të dua, siç do deti valën
I thashë vajzës, shpejt e shpejt
"Të mbaroj një herë unë fjalën,
Pastaj mos më jep të drejtë!"
Eja, Ela, eja me mua!
Si buzëqeshje shpejt të vish
Në do të dish se sa të dua
Pyet zemrën, në do ta dishë.