>
LETERSISHQIP

Tjetër S'dëshiroj!

S'të erdha si një erë e fortë
Si një erë e fortë s'të erdha
Ti më prite, më prite ngrohtë,
Ngrohtë më prite, moj Entela.

Nëse është verë apo është vjeshtë
Për ne është po njësoj
Të rrimë afër, si fjalë në vjershë
Tjetër, Entela, s'dëshiroj.