>
LETERSISHQIP

Më Erdhe Në Ëndërr

Një natë e mbushur plot ëndërrime,
Kur e pashë vetën shtrirë pranë teje.
Plot mall të përqafoi kjo zemra ime,
Edhe vetë ëndrra te ti gjeti prehje.

Çdo minutë unë vërtetë e shijova,
Pranë njëri-tjetrit, deri në të gdhirë.
Si iku nata, e as vetë s'e kuptova,
Nga mendja kjo ëndërr s'ka për t'm'u fshirë.

Vesa e mëngjesit ëndrrës i dha fund,
Kur mbi ne u derdh si lumi në det.
Bashkë me ëndrrën dhe nektari u shkund,
Vetëm shija si buzëkuq mbi buzët tona mbet.