>
LETERSISHQIP

Si Nënstinë Të La Pranvera

Ti s'erdhe aspak e vrazhdë
Por si këngë e mirë e vitit
Edhe po të çelje jasht
Rrënjë hidhje brenda shpirtit.

S'erdhe tek unë me mëdyshje
Si mjegull që shpërdan era
Tek unë ti erdhe krejt ndryshe
Si nënstinë të la pranvera.