>
LETERSISHQIP

Veç Te Ty Dashuri Gjeta

Kam shetitur në çdo vend, e çdo herë,
Vasha të bukura kam parë gjithkund.
Veç me shpirt flori e zemër të gjerë,
Nuk gjeta rreth botës askund.

Kërkova gjithandej por s’gjeta një si ti,
Tërë ditën deri sa më zinte nata.
Veç kur erdha në Shqiperi
E gjeta vajzën që këndonte serenata.

Aty u njoha me më të bukurën femër,
Dhe shpejt u bashkuam ne të dy.
Pas kaq viteve, te thërras "zemër,,
Dhe vazhdoj të të dua, siç më do dhe ti.