>
LETERSISHQIP

Vendi Im Me Bën Me Emer

Si anija mes dallgëve
Mua shikimi i shtangur më rri
Me sytë nga varret e të parëve
Dhe qendroj përkarshi.

Dhe prap si kujtim e ruaj
Ate ditë, kur në kurbet ikëm
Dhe ikëm në vend të huaj
Ikëm dhe më s'pritëm.

Shaminë e nënës e mbajta në gji
Se më tha atëhere një fjalë:
-Kudo të shkosh, të kam në sy
Të kujtoj gjithmonë me mall.

Ngadalë më tretet shikimi mua
Dhembja më shtohet në zemër
Anija ecën në drejtimin që s'dua
Se vendi im më bën me emër.