>
LETERSISHQIP

Kujtim Që S'tretet

U ula pranë nënës sime,
Më thotë :-Eja të bisedojmë!
Më shpjego pak ato përjetime,
E mallin tonë ta përgjysmojmë.

Për gjyshin edhe gjyshen diçka më fol,
Se kur vdiqën nuk isha pranë.
Nga vetja edhe sot më vjen zor,
Më trego para se vdiqën, diçka a thanë?

Ikën, mor bir, me dhimbje e shumë mall,
Dhe unë mbeta vetë e tretë.
Sa do të gëzoheshin, po të ishin gjallë
Veç më lanë për ty një amanet.

I thoni : -S'duam mermer, as lule te varri,
Veç kullës t'ia ruaj nderin e vjetër.
Të jetë bujar me atë që e ka zënë halli,
Këto vlera t'i ruaj si asgjë tjetër.