>
LETERSISHQIP

Dhe Vetë Çuditem!

Kjo ditë për mua është krejt e veçantë,
Se dridhem rreth një kazani të vjetër.
Sot plasa nga inati, sa shumë inat,
Rakia s'më ngjan me vargjet në letër.

Si shkëmb mbi kokë, më rëndojnë retë,
Dhe prapë shtyj urat në ditë me shi.
Kur duhej të mblidhesha me ju në festë,
Unë shtyja urat, për ca pika raki.

Kjo ditë për mua është e veçantë,
Se dridhem rreth një kazani të vjetër.
Me veten time ha inat,
Që rakia, s'më ngjan me vargjet mbi letër.

Si shkëmb mbi kokë më rëndojnë retë,
E prap shtyj urat në ditë me shi.
Kur miqtë më presin, më presin për festë,
Unë shtyj urat për ca pika raki.