>
LETERSISHQIP

Do Më Kesh Mua Si Vëlla

Sytë e mbushur plot me lot,
Dhe një fjalë hapur më tha :
-Çdo gjë rrotull është e kotë,
Si s'pata dhe unë një vëlla!

Jeta me mua s'ka pasur mëshirë,
Ngado shkova ishte shkretë.
Prindërit më thoshin :"Bëhu i mirë
Se do kesh të mira edhe ti në jetë!"

Dhe qante e qante si fëmija,
Zemra e tij qante e rënkonte.
S'e dinte ai se ç'ishte dashuria,
Nga sytë i rridhte loti dhe s'pushonte.

E përqafova me shumë ngrohtësi,
I thashë:" Të njoh, dhimbjen të kuptoj.
Do vijnë ditë të mira edhe për ty,
Më beso, edhe unë do të të ndihmoj.

Do bëhem unë për ty si një vëlla"
Këto fjalë te ai bënë vërtet mrekulli.
Ma ktheu: -S'do më shikosh më duke qarë
Da ta kthej lotin si diell në sy.