>
LETERSISHQIP

Yjet Me Duar I Mblodha

S'më vjen keq që në mal dola
Këtu ku era më merr osh
Yje, një nga një i mblodha
Dhe e lashë qiellin bosh.

Mund të thonë që malin s'e dua,
Thonë të ulem pak më poshtë,
Ç'është kjo që ndodh me mua
Për të lënë qiellin bosh?