>
LETERSISHQIP

Kohë Udhëkryqesh

Dhe zëri im, si tel këputet,
Me askënd nuk del të matet.
Një udhëkryq këtu më zhduket,
Më tej një tjetër nis e shfaqet.

Era më lidh me gërshetat e saj,
Në udhëkryqet e botës më hodhi.
A thua ka qënë bota shtatzanë?
Që kaq shumë udhëkryqe polli.

Dhe zëri im si tel këputet,
Me askënd nuk del të matet.
Një udhëkruq këtu me zhduket,
Më tej një tjetër nis të shfaqet.