>
LETERSISHQIP

Dashuria S'të Zhgënjen Kurrë

Dashuria është e kuqe,
Dhe e shenjtë për mua.
Ajo nuk është me huqe,
Është e freskët porsi krua.

Ajo është plot me aromë,
Dhe e kuqe porsi verë.
Po e shijove vetëm pak,
Do ta provosh shumë herë.

Është e ëmbël e plot sheqer,
Si për mua edhe për ty.
Kujdes nga dora mos të bjerë,
Por ruaje si ata dy sy.

Ruaje fort se mund të thyhet,
Dhe të ndahet në dysh.
Thellë në zemër le të fshihet,
Porsi vargje dashurish.

Lum ai që ia di vlerën,
Ajo shëron çdo zemër të sëmurë.
Dashuria e lulëzon pranverën,
Dhe s'të zhgënjen kurrë.