>
LETERSISHQIP

Hëna Mbi Ty Ra

Shkëlqimi i hënës mbi ty ra,
Dhe shkëlqeu mbi sytë e tu.
Nga bukuria jote më s'u nda,
Dhe mbeti tek trupi yt ashtu.

Dhe u tret si nektar dashurie,
Dhe s'donte të ikte për çudi.
Ti rrezatoje, rrezatoje si yjet,
Tek unë dashuri.