TEKSTESHQIP

Shkodran Tolaj
Xhamadani I Ri
Lyrics
(Feat. Shemi (Ilirët))

[Shemi:]
Sot po qep një xhamadan të ri,
Për një shqipe e për djalëri,
E merr njëri, pastaj tjetri vëlla,
Shami t'Ulqinakut mirë i ra.

[Shkodran Tolaj:]
Me dëshirë e veshi një dardan,
Mic Sokolit, trimit po i ngjan,
Në Iliridë anë për anë u pa
Ja dhe Sharrit sa hije i ka.

REF.:
Xhamadanin vija vija,
E ka veshë sot Shqipëria,
Hije i ka dhe Çamërisë,
E Kosovës, Ilirisë !

[Shemi:]
U qep xhamadani në Jutbinë,
Breg pas bregu erdhi në Janinë,
Grykës s'Drinit u ngrit në Korab,
Me këtë shqipja krahët po i hap.

[Shkodran Tolaj:]
Që nga lashtësia te ky brez,
Në Preshevë drejt jugut në Prevezë,
Bijtë e shqipes kanë një xhamadan,
Lindur rritur të një gjaku janë.

REF. 6X:
Xhamadanin vija vija,
E ka veshë sot Shqipëria,
Hije i ka dhe Çamerisë,
E Kosovës, Ilirisë !

DËRGOI: