>
BIOSHQIP

Shkurte Gashi, Së Shpejti Klipi I Ri “Godet Shpirtin”

18-12-2013
Shkurta Gashi edhe për këtë fundvit ka përgatitur surpriza për adhuruesit e saj. Këngëtarja e cila kryesisht i këndon dashurisë, thotë të ketë gjetur momentin e duhur për të sjellë edhe një këngë të re kushtuar dashurisë. “Godet shpirtin” titullohet kënga e cila së shpejti do ta ketë edhe videoklipin. Kompozimin, orkestrimin dhe tekstin e kësaj balade e ka realizuar Flori Mumajesi. Shkurta është e kënaqur me këtë projekt për të cilën pret suksese. “Kjo është një baladë për të cilën kemi punuar me përkushtim të madh dhe e kemi sjellë në kohë të duhur. Besoj t’iu pëlqejë të gjithëve duke e finalizuar edhe videoklipin të cilin jam duke e punuar me produksionin ‘Arboni’ nga Gjilani”, ka thënë ajo. Shkurta gjatë këtij fundviti do të plasoj edhe dy këngë të reja për të cilat do të flasë më vonë. Përveç këngëve të reja, Shkurta gjatë kësaj periudhe është mjaftë e angazhuar edhe me xhirime të programeve festive të fundvitit, për të cilat thotë se po shkojnë mirë. “Patjetër se xhirimet për programet festive janë të lodhshme, madje duke pasur parasysh edhe mbrëmjet muzikore që vazhdoj ti kem, por kryesisht këto xhirime shkuan për mrekulli”, është shprehur ajo.
(K.B/Zëri)

Shkurte Gashi, Së Shpejti Klipi I Ri “Godet Shpirtin”