>
LETERSISHQIP

101-Vjet Pavarësi

Harta e Shqipërisë e larë me gjak
Armiku posedoi tyta me flakë
Toka e të parëve quhet Shqiptari
Pasardhës të Ilirëve në vendin Dardani
Vendi evuloi kryengritje në lugina
Vise shekullore me male e lëndina
Prit okupues se më nuk të lejoj
Mëmën Shqipëri unë do ta zotëroj
Kam Tiranën trime porsi një trofe
Vlorën e Ismail Qemailit që pati fole
Shkodra më thërret, Lushnja po më pret
Eja o vëlla armiku po na vret
Pasha rrudhat që kam në ballë
Do të të mbroj sa të jem gjallë
Jam epope e shkrimit në Detin Adriatik
Amanet i Skënderbeut e Tropojan besnik
Trualli shqiptar nga Durrësi në Drenicë
Pagëzuan besëlidhjen në akull e ngricë
Bashkohu Kosovë Lindore, bota na ka zili
Lumë që kemi o vatra Camëri
Erdhi dita e madhe, dita e Shqipërisë
28-Nëntori shëues i lashtë i lirisë
Shihni shqiptaët se si kuvendojnë
Me mund e sakrificë vendin e bashkojnë
Nuk njohim otomanë, grekë, e francezë
Kufijtë e mëmës sonë i mbrojmë brez e brez
Syri nuk na trembet drejtësia triumfoi
Lashtësinë tonë të thellë koha e zbuloi
Do të flas shqip se kam gjak shqiptari
ëndërra shekullore të gjithë i zgjoi nga varri
Dheu qoftë i lehtë, flini të qetë
Shqipëria është e jona sot e përjetë
Kënga do të jetoj gjer në pafundësi
Nga rrjedha e Drinit të Zi e gjer në Peshkopi
101-vjet liri për popullin shqiptar
Fluturo përkrenare e qetë mbi trimat e vrarë.

DËRGOI:
Më shumë nga Shqipnora Dauti