>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Për Vajzën” Nga Shyhrete Behluli

21-04-2015
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli sapo ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Për Vajzën".

Kënga është e zhanrit baladë dhe i kushtohet të gjithë nënave që kanë vajza, e realizimin e kësaj kënge me muzikë dhe tekst e ka bërë kompozitori Ilir Berani.

Orkestrimi është realizuar nga Nexhat Mujovi - Virusi në Maqedoni, e ndërsa për videoklipin janë kujdesur EMF Creative.

Për grimin është përkujdesur Salloni "Njomza" në Prishtinë. Videoklipi është hedhur në youtube nga Vizioni & Libonia.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Për Vajzën” Nga Shyhrete Behluli