TEKSTESHQIP

Sidrit Bejleri, Lind Islami & Florent Abrashi
S'ta Kam Thënë
Lyrics

LINDI

S'ta kam thënë në parkun ku t'kam pritë
S'ta kam thënë nën strehën me shi
S'ta kam thënë me dorën përmbi buzë
Kurrë jo nuk ta kam thënë, veç Zoti e di

SIDRITI

S'ta kam thënë, se muzë unë ty të kam
Kur këputet dhe lulja pa zë qan
Dashuria ta dish e mbyt mërzinë
Unë ty nuk ta kam thënë, koha është shërim

FLORENTI

Sa herë ti shkon, çdo gjë tek unë ngapak të pret
Dhe kur ti je larg, sikur një orë të vetme, vdes
Dhe me ty në krah diellit t'i them, mirmëngjes

LINDI,SIDRITI,FLORENTI

Ta dhuroj këngën e parë
Ma dhuro çdo çast, të të shoh në sy, veç ty
Ta kam falë drithmën e parë
E në gjoksin tënd dua t'i mbyll sytë

LINDI

S'ta kam thënë se qan kush është fajtor

FLORENTI

S'ta kam thënë ëndrrat pa ty mbarojnë

SIDRITI

S'ta kam thënë kur jeta të perëndojë
Sërish në atë jetë Zoti na bashkoftë!

LINDI

Sa herë ti shkon, çdo gjë tek unë ngapak të pret

SIDRITI

Dhe me ty në krah diellit t'i them, mirmëngjes

LINDI, SIDRITI, FLORENTI

(2x)
Ta dhuroj këngën e parë
Ma dhuro çdo çast, të të shoh në sy, veç ty
Ta kam falë drithmën e parë
E në gjoksin tënd dua t'i mbyll sytë

DËRGOI: