>
BIOSHQIP

Silva Gunbardhi, Koncerte Në Fushatën Zgjedhore Me Incidente

14-06-2013
Duket se kënga “Të ka Lali Shpirt”, e cila ka fituar mjaft popullaritet nuk i ka sjellë dhe aq fat këngëtares Silva Gunbardhi.

Gjatë një performance në një nga koncertet e fushatës zgjedhore Silva është rrëzuar.

Si duket ajo nuk ka arritur të komandojë fustanin e gjatë dhe lëvizjet e tepruara në një vend jo shume të përshtatshëm siç ka qenë një kënd sportiv.

Më pas si për të kaluar situatën që e ka vënë në siklet Silva ka hequr këpucët me takë duke kënduar zbathur.

Reagimet e publikut kanë qenë të shumta dhe këngëtarja nuk i ka shpëtuar bliceve të aparatit.
(shqiptarja)

Silva Gunbardhi, Koncerte Në Fushatën Zgjedhore Me Incidente