>
BIOSHQIP

Silva E Emocionuar Nga Shtatëzania

07-03-2015
Është në muajin e pestë të shtatzanisë, e gjitha kjo si befasi për ciftin por që e kanë pritur shumë mirë lajmin se do bëhen prindër.
Ndonëse preferojnë të qëndrojnë sa më shumë larg mediave për të folur mbi ardhjen e bebit që është i gjinisë mashkull, Silva dhe Dafi nuk ndalen së punuari. Ndoshta e gjithë kjo për t'i dhënë atij luksin më të madh të mundëshëm.

''Nesër bëhen 17 javë ose katër muaj e një javë me ty engjëlli im i vogël, jam kaq e emocionuar sa bllokohem dhe nuk e di cfarë të të blejë që ti të ndihesh mirë kur të dalësh prej meje, shikoj dyqanet me veshje, krevate, karroca por përsëri nuk kam zgjedhur asgjë, një gjë është e sigurtë, ke gjithë dashurinë time'', kështu është shprehur këngëtarja Gunbardhi në një status drejtuar miqëve të saj në facebook mbi emocionet për bebin e saj.

Shtatzania nuk e ka ndalur aspak Silvën e cila sa kuptoi se pret fëmijën e parë, së bashku me partnerin e saj reperin Dafi udhëtuan në Kanada për një tour koncertesh, ndërsa tash po bëjn përsëri disa koncerte nëpër Europë e cifti i famshëm që po grumbullon diku mbi 75 milion klikime tek hiti ''Të ka lali shpirt'' është shumë i pëlqyer edhe në Turqi, ndërsa vetëm pak ditë më parë Silva dhe Dafi ishin protagonist tek një e përditshme austriake që shkruante për suksesin e tyre.

E për të përmbyllur emocionet e saj, këngëtarja më pas ka lënë edhe një status tjetër në të cilin shkruan: ''O floriri im me diamantin brenda teje, kjo është gjëja më e bukur që ka dëgjuar shpirti im, të dua''.
(Indeksonline)

Silva E Emocionuar Nga Shtatëzania