>
BIOSHQIP

Sinan Vllasaliu, Kete Here Me Machiato Band

10-07-2012
Këngë dhe garë për ta marrë tregun veror. Ky është mendimi dhe puna e të gjithë artistëve shqiptarë. Por, këngëtarët këtë verë, si duket, janë përqendruar më shumë te duetet, pasi bashkimi bën fuqi dhe fton fansa të dyanshëm.

Mësuam se edhe këngëtari i njohur i muzikës argëtuese, Sinan Vllasaliu, sapo e ka realizuar një këngë në bashkëpunim me 3 djemtë e grupit "Machiato Band". Dhe, do të vijnë shumë shpejt me një video interesante.

Ne e zbuluam këtë foto, në të cilën Sinani duket së bashku me djemtë e grupit në një fushë golfi, me siguri gjatë xhirimeve.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Sinan Vllasaliu, Kete Here Me Machiato Band