>
BIOSHQIP

Një Auto-Shkollë Përplas Makinen E Skivit

21-03-2016
Reperi i njohur Visar Shala - Skivi ka pësuar një aksident gjatë pasditës së sotme me makinën e tij. Teksa ai po ngiste veturën e tij papritmas është përplasur me një tjetër automjet autoshkolle. Fatmirësisht ai është mirë fizikisht dhe poashtu edhe personat në makinën tjetër. Poashtu përmes një fotografie në “Snapchat”, reperi u ka dhënë “kritik”, policisë së vendit të cilët sipas tij kanë ardhur pas 50 minutash nga lajmërimi i aksidentit.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Një Auto-Shkollë Përplas Makinen E Skivit