>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Na” Nga Skivi, Nora Dhe Moza

08-02-2014
Reperi i njohur, Visar Shala, ka bashkuar forcat me Mimoza Shkodrën dhe Nora Istrefin për të sjellë këngën “Na”. Projekti i ri muzikor është kompletuar me videoklip, i cili është bërë nga EMFcreative. Kreu i BabaStars, Getoar Selimi, ka bërë tekstin dhe muzikën, kurse Kicco n’Torch kanë punuar në ‘beat’. Kënga e Visarit vjen vetëm një javë pas këngës “100 probleme”, e cila riktheu në skenë dikur bashkanëtarin e tij te grupi Skillz, Ledri Vula. Fansat e reperit Skivi janë entuziazmuar shumë për rikthimin e tij në muzikë, pas ndarjes së grupit “Skillz”, ku të dy këngëtarët po zhvillojnë karrierën e tyre Solo. Pjesëtari tjetër i grupit, Ledri Vula sapo është rikthyer në tregun muzikor me këngën me titull “100 probleme”, ku këngën e zbukuron akoma dhe më shumë prania e modeles shqiptare me famë botërore Angela Martini.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Na” Nga Skivi, Nora Dhe Moza