>
BIOSHQIP

Skivi Nuk E Priste Rikthimin E Ledrit

16-02-2014
Visar Shala është ndier paksa i tradhtuar nga ish-bashkanëtari i tij te grupi Skillz, Ledri Vula, i cili iu kthye muzikës si solo këngëtar.

Gjatë një bisede për Prive të Klan Kosova, reperi ka treguar se ai dhe BabaStars e kishin pranuar vendimin e Ledrit për t’u tërhequr nga hip-hopi dhe se shoqëria e tyre kishte vazhduar deri para Vitit të Ri.

Skivi ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar se miku i tij do t’i kthehet si i vetëm muzikës dhe se kanë pasur plane të përbashkëta për këtë vit.

“Kemi pasur shumë plane për sivjet, se sivjet Skillz i bëjnë dhjet vjet. Kështu që kemi pasur të bëjmë një ‘come back’ të Ledrit shumë të mirë edhe të Skillzave në të njëjtën kohë”, ka deklaruar këngëtari.

“Skillzat nuk janë ndarë, por mund të them se Skillzat e kanë humbur një anëtar të grupit”, ka theksuar ai.
(Telegrafi)