>
BIOSHQIP

Skivi I ‘shpërblen’ Fansat E Vegjël

27-09-2014
Njëri ndër anëtarët e labelit ‘Babastars’ ka hapur një ‘konkurs’ për fansat e tij të vegjël të cilët duhet që në tabelë të shkollës ta shkruajnë emrin e këtij grupi e pastaj fotot t’i dërgojnë tek ai. Më pas Skivi do t’i klasifikojë pesë me të mirat të cilat do t’i postoj në rrjetin social ‘Instagram’.

Zhvillimi i teknologjisë dhe zbulimi i kanalit ‘Youtube’ ka bërë që projektet muzikore të këngëtarëve tanë të dëgjohen të të gjithë, pa dallim grup moshe. Ndonëse shumë prej këngëtarëve, sidomos rep artistet, në tekstet e tyre kanë përmbajtje që nuk janë të preferueshme të dëgjohen nga fëmijët, ata prapë se prapë janë të preferuarit e personave të kësaj kategorie njerëzish. Ndër këta repera apo labele të Hip Hopit në Kosovë është edhe grupi ‘Babastars’ ai i cili ka shumë fëmijë që e dëgjojnë. E përveç që e duan muzikën e tyre, fëmijët po shfrytëzojnë edhe shkollën për të shkruar emrat e tyre. Një foto e tillë është postuar në rrjetin ‘Instagram’ të reperit Skivi ku brenda fotos shihet mësuesja duke shkruar në tabelë dhe poshtë saj është i shkruar emri i labelit ‘Babastars’.

Duket se kjo gjë i ka pëlqyer shumë rap artistit, i cili i ka ftuar edhe nxënësit e tjerë që të bëjnë një gjë të tillë. Ai po ashtu ju ka thënë atyre se reperi do t’i zgjedhë pesë fotot me të mira dhe do i postoj në ‘Instagram transmeton Tribuna. “Kush e bon shkrimin më të bukur në tabelat e shkollës si kjo në foto, unë do ti postoj 5 më të mirat. Shihemi nesër pasdite. #babastars” ishte shkrimi i tij. Tashmë vetëm pritet që ai t’i shpallë fituesit.
(Indeksonline)

Skivi I ‘shpërblen’ Fansat E Vegjël