>
LETERSISHQIP

Dy Fjalë Për Parlamentin Shqiptar

Ku janë burrat fisnikë
që u kishte lezet fjala,
që jetës i jepnin dritë
që te koka mbanin palla.

Kush e dëgjon Parlamentin
kush i zgjodhi e kush i vuri ?
ata që çmendin miletin
se asnjë s`lidhet për huri.

Bërtet burri si rrospi
seç thotë nuk merret vesh,
të tjerët si për çudi
njëri ikën e tjetri qesh.

Gjithë kjo zamallahi
o popull bëji sytë katër,
gurgule në qeveri
Parlamenti bën teater.

Shqipëri moj Shqipëri
në dorë të kujt mbete ?
ç`tu bë ajo krenari ?
ç`tu bënë burrat me lezete ?

Duam punë ujë e drita
për mbrojtje e duam shtetin,
ju ndaj njëri tjetrit prita
se kush të marrë pushtetin.

More të djathtë e të majtë
Katolikë apo të qëndrës,
hiqini nga koka djajtë
se na doli sisa e nënës.

Dilini zot vatanit
se u shpërbë Shqipëria,
këtu është fushë e mejdanit
këtu duket Shqipëria...