>
LETERSISHQIP

U Bëfsh Mal O Kënga Labe...

Vjen kënga si dallgë deti
një këngë që të fut frikë,
thonë vajzat hapur fare,
djemtë nuk dinë me ta lyp..

Të zestë djem u harbuan
digjen si flaka te kashta,
i duan me minifunde
dhe me kërthizë përjashta.

Nëpër disko e nëpër skena
kërcejnë e kërcejnë rok,
duke tundur prapanicat,
kështu shkohet në Evropë.

Ç`u bënë këngët e zemrës
ato këngët e tabanit,
mbrujtur me qumësht të nënës,
piksur me djersën e ballit.

U bëfsh mal o kënga labe
të dëgjoj e shuaj mallin,
kënga labe ka veç mjaltë,
dhe bekimin e vatanit...