>
LETERSISHQIP

Në Mal Të Ma Bëni Varrë

Lotët e tua ngjyrë ari
varen faqes tatëpjetë,
të lënë njollë në faqe
në zëmrën time të shkretë..

Hajde shpirt të them dy fjalë,
të të lë një amanet,
kur të vdes të të kem pranë,
të më zësh me dorë vet..

Këput dy dega dafinë
që ti çosh te vari i shkret,
të më qash siç e di tinë,
se nuk dehem më në jetë..

Në mal të ma bëni varrë,
ku ka bar e trëndelin,
të më rrish moj vajzë pranë
ndezur të më mbash kandil.