>
LETERSISHQIP

Si Dy Peshq Që Çajnë Dete

Rasti mbolli dashurinë
ndaj të dua me gjith zemër,
më beso për perëndinë
të mos mbetet vetëm ëndërr.

Le ta ndezi flaka flakën
le t`i shtohet zjarri zemrës,
bashkë le ta nisim varkën
bashkë t`ia themi këngës..

Ti të më dalësh për zot
në gëzime,halle,derte.
Nëpër kroje e burime
dua të të kem me vete.

Të shtrihemi mbi trëndelinë
ku lulet mbajnë sekrete,
përqafuar unë e tinë
si dy peshq që çajnë dete...