>
LETERSISHQIP

Ender Endacaku

Kur dielli i ngrohte buzeqesh ne agim
Ja dhe nje dite e bekuar per mua
Pallton e grisur vesh me nxitim
Ngrohtesine e zemres kerkoj edhe dua.

Neper rruge endem si endacak
Dhe shikimi me tretet ne vitrina
Xhepat sme lene te hyj brenda
Era e varferise ma mbush barkun
Vetem me endra.

Duart te njoma i kam
Por varferia te rrite shpejte
Enderoja te luaja me shoke
Te kisha dhe une biciklete.

Nuk dua une te vjedh
Ne shkolle doja te shkoj
Nuk doja te me jipni lemosha
Si ju doja dhe une te jetoj.

Kur me shifni qe eci ne rruge
Sjam une qe eci ne te
Eshte shpirti juaj i varfer
Qe femijet e vet rrugeve i le.