>
BIOSHQIP

Flori Vs. Stine – Kush Po E Fiton Këngën Magjike?

28-11-2015
Festivali Kënga Magjike ketë vit do të jetë një garë e fortë, duke përfshirë shumë artistë të cilët sollën këngë prej më të mirave.

Ende pa mbaruar, Flori Mumajesi e Stine, janë dy nga këngëtarët që u prezantuan me këngë tashmë hite, njofton Klan Kosova.

“Me fjalë të vogla” që e rikthej Florin pas gjashtë vitesh në ketë skenë, u bë njëra ndër këngët më të klikuara të këtij festivali.

Deri në 1.6 milionë klikimesh janë shënuar për baladën e Mumajesit, e duke vazhduar më pas me këngën “Çifti Simpatik” që e prezantoi Stine me një stil e një performance tejet të interesante, grumbulloi 1.4 milionë klikime.

Derisa ditët finale po afrohen, Flori e Stine janë dy nga këngëtarët që sollën këngë tepër të pëlqyera, e që tashmë janë duke garuar me njëri-tjetrin në
Megjithatë, pas shumë komenteve të publikut, dy nga këngëtarët janë favorit për të fituar çmimin e madh, e krejt kjo mbetet të shihet në natën finale të Këngës Magjike.
(Indeksonline)

Flori Vs. Stine – Kush Po E Fiton Këngën Magjike?