>
BIOSHQIP

Lirohet Stine, Ja çfarë Thotë Ai Për Incidentin..

06-12-2015
Këngëtari i njohur Stine ka pasur një përleshje mbrëmë me kantautorin Flori Mumajesi, i cili pas përleshjes është shoqëruar në spital për të marrë mjekimet e para pasi është goditur nga xhami i një shisheje.

Të gjitha mediat aluduan se gjithçka ndodhi për shkak të pikëve, për shkak se Stine nga gjithsej 30 pikë që duhej ti jepte, 26 i dha Florit duke e renditur atë për çmimin e dytë sipas tij, ndërkohë që sipas Florit, Stine nuk meritonte as finalen pasi i kishte dhënë atij vetëm 2 pikë, duke e lënë kështu jasht 20-tëshes së tij.

Ndërkohë që Policia e Tiranës kishte arrestuar sot këngëtarin Stine në orët e pasdites pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë për këtë zënkë të ndodhur pas finales.

Ndërsa tani ai është liruar nga policia dhe po hetohet në gjendje të lirë, bëjnë të ditur mediat shqiptare. Gjatë marrjes në pyetje Stine ka mohuar të ketë goditur Florin.

Një version të ngjashëm ka dhënë edhe Ardit Gjebrea në emisionin "E diela shqiptare", ku ka theksuar: “Derisa Flori po shkonte në veturën e tij, ai mbante një gotë në dorë dhe Stine ia ka goditur dorën, gjë që ka bërë që Flori ta shqepë ballin. Ai ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për ta qepur plagën dhe ka shkuar në spital”.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lirohet Stine, Ja çfarë Thotë Ai Për Incidentin..